Një rast tronditës i shantazhit dhe publikimit të paautorizuar të fotografive private është zbuluar në Tetovë. Tetovasot raporton se policia ka arrestuar L.N. (22) nga Reçica e Madhe, pas denoncimit të një vajze 22-vjeçare nga Tetova.
Sipas denoncimit që e transmeton Tetovasot, i dyshuari kishte publikuar fotografi të saj në rrjetet sociale dhe e kishte kërcënuar me publikimin e materialeve eksplicite, të regjistruara pa pëlqimin e saj.
Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.