Skandal me e-ditarin në Maqedoni – nxënësi kishte qasje në të dhënat e profesorëve në gjithë shtetin!
Një rast skandaloz i manipulimit me sistemin elektronik të arsimit është zbuluar në Prilep.
Sipas informacioneve të Tetovasot, një nxënës i shkollës së mesme ishte paraqitur rrejshëm si mësues i gjuhës angleze dhe kishte fituar qasje në sistemin e e-ditarit të Ministrisë së Arsimit.
Ai kishte komunikuar me profesorë në nivel shtetëror dhe kishte administruar profile e të dhëna sensitive për vite me radhë.
“Pas zbulimit të rastit, i dyshuari ka fshirë profilet dhe gjurmët elektronike”, thuhet në dokumentacionin policor që posedon Tetovasot.