“Të gjithë një zëri për drejtësi, dinjitet dhe mbrojtjen e interesit kombëtar”, është mesazhi që kanë publikuar Tifozët Kuq e Zi në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup informon Tetovasot.
Përmes një postimi publik, ata kanë bërë thirrje që më 18 maj qytetarët të bashkohen në protestën që do të mbahet para Ura e Gurit në Shkup, me fillim nga ora 16:30.
Sipas tyre, kjo është një thirrje për drejtësi, dinjitet dhe mbrojtje të interesit kombëtar, duke theksuar rëndësinë e unitetit në mbështetje të kërkesave të studentëve shqiptarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume