Kryetari i Gostivari, Valbon Limani, në një intervistë për emisionin “Dialog në Lajm”, është pyetur nëse pas marrjes së detyrës si kryetar komune është bërë më i pasur.

Me përgjigjen e tij, Limani ka tërhequr vëmendje, duke theksuar se ndihet më i pasur jo në aspektin material, por në atë njerëzor dhe moral.

“Jam bërë më i pasur si kryetar i komunës, sepse sot gëzoj atë që do ta dëshironte secili – respektin dhe përshëndetjet e bashkëqytetarëve të mi, të cilët na mbështesin dhe na përgëzojnë për çdo punë të mirë që bëjmë për Gostivarin”, është shprehur Limani.

Ai shtoi se sa i përket pasurisë materiale, asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e tij.

“Sot kam të njëjtin buxhet, të njëjtat obligime, të njëjtën veturë Ford Fiesta dhe vazhdoj të jetoj me prindërit e mi në Gostivar”, deklaroi kryetari Limani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume