Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masës ndaj katër personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale – Keqpërdorim i procedurës së thirrjes publike, dhënies së kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat, Pranim i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm dhe Dhënie e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm, të cilët pasditen e sotme u sollën në gjykatë, pas deklarimit të tyre në prani të mbrojtësit, ka marrë vendim me të cilin:

Pranohet propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.B., D.G., A.S. dhe S.M., dhe të katërve u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Masa është caktuar për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1, pikat 1 dhe 2 të Ligjit për Procedurë Penale, ndërsa palët kanë të drejtë ankese kundër këtyre vendimeve para Këshillit Penal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume