Kryetari i Ali Ahmeti ka deklaruar nga Zhelina se vullneti politik i shqiptarëve duhet të respektohet dhe se përfaqësuesit e shqiptarëve duhet të zgjidhen nga vetë elektorati shqiptar.

Duke folur para anëtarëve dhe simpatizantëve në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Zhelinë, Ahmeti theksoi se në një shoqëri multietnike është e rëndësishme të respektohet vullneti i secilit komunitet, raporton TS.

“Shqiptarët votojnë për shqiptarët, maqedonët për maqedonët. Duhet të respektohet vullneti i shqiptarëve”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, legjitimiteti politik buron nga vota e qytetarëve dhe përfaqësimi autentik i shqiptarëve mbetet një parim i rëndësishëm për funksionimin e demokracisë dhe të marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume