Kryetari i Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë, ka folur edhe për zhvillimet politike në vend dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Ahmeti theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen në pranverë, por shtoi se strukturat e partisë duhet të jenë të përgatitura edhe për një skenar tjetër, raporton TS.

“Zgjedhje në pranverë duhet të ketë, por ne duhet të përgatitemi për në vjeshtë”, deklaroi Ahmeti para anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së në Zhelinë.

Ai bëri thirrje për mobilizim dhe organizim të strukturave partiake, duke vlerësuar se vetëm përmes unitetit dhe angazhimit të përbashkët mund të arrihen objektivat politike të partisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume