Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Matthew Lawson, me rastin e ditëlindjes së Charles III.

Përmes një postimi publik, Ahmeti theksoi se ngjarja përbënte një mundësi të veçantë për të riafirmuar miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut, njofton TS.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në avancimin e proceseve demokratike, forcimin e institucioneve dhe mbështetjen e perspektivës euroatlantike të vendit.

Me këtë rast, Ahmeti përcolli urimet e tij më të sinqerta për Mbretin Charles III, duke i dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe suksese të mëtejshme në ushtrimin e detyrave të tij shtetërore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume