Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së partisë në Kumanovë, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm që dëshmon fuqinë organizative dhe pjekurinë politike të strukturave të BDI-së.

Në fjalimin e tij, Ahmeti theksoi se e kaluara dhe kontributi i themeluesve të BDI-së përbëjnë bazën mbi të cilën ndërtohen fitoret politike të partisë. Ai vlerësoi emërimin e anëtarëve të Komitetit të Veteranëve, duke e cilësuar atë si një mirënjohje të merituar për sakrificën dhe angazhimin e tyre ndër vite.

“Përvoja e tyre mbetet aset i çmuar dhe udhërrëfyes për gjeneratat që vijnë”, u shpreh Ahmeti.

Ai falënderoi gjithashtu nëndegët dhe këshillat vendorë, të cilët i cilësoi si shtyllat kryesore të organizimit të partisë dhe garancinë më të fortë të lidhjes me qytetarët.

Në fund, Ahmeti theksoi se vetëm përmes unitetit, disiplinës organizative dhe angazhimit të përbashkët mund të forcohet pozicioni politik i partisë dhe të mbrohen interesat e qytetarëve.

“Bashkë do të vazhdojmë misionin tonë, më të vendosur se kurrë drejt fitoreve të reja”, ka shkruar Ahmeti./TS