Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka qëndruar sot në Dumosh të Besianës, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Kimete Fazliu-Podvoricës, motrës së dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu.

Ahmeti theksoi se familja Fazliu mbetet një ndër familjet simbol të sakrificës për lirinë e Kosovës, duke vlerësuar kontributin e saj në rrugën e çlirimit dhe shtetndërtimit.

“Sot, në Dumosh të Besianës, isha për ngushëllime te familja e Kimete Fazliu-Podvoricës, motrës së dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu. Familja Fazliu është një ndër familjet simbol të sakrificës për lirinë e Kosovës,” ka deklaruar Ahmeti.

Ai shtoi se krahas dëshmorëve që u flijuan për atdheun, edhe nënat dhe motrat shqiptare bartën me dinjitet barrën e rezistencës dhe kontribuuan në luftën çlirimtare.

Ahmeti u shprehu ngushëllime të sinqerta familjeve Fazliu dhe Podvorica, duke theksuar se kujtimi për Kimete Fazliu-Podvoricën duhet të mbetet i paharruar, ndërsa sakrifica e kësaj familjeje të nderohet përherë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume