Këngëtari i mirënjohur Bajramali Idrizi së bashku me Kastrion Tushën kanë sjellur këngën e re “Tetovë Tiranë”, një këngë me frymë atdhetare që përcjell mesazhe bashkimi, identiteti dhe krenarie kombëtare.
Muzika mban firmën e Bajramali Idrizi, ndërsa tekstin e ka shkruar Kastriot Tusha. Për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi – Wirusi, duke i dhënë këngës një ngjyrim të veçantë artistik dhe emocional.
“Tetovë Tiranë” sjell vargje që flasin për lidhjen shpirtërore mes shqiptarëve, duke vënë në pah historinë, traditën dhe vlerat kombëtare. Kënga përshkohet nga motive patriotike, ku Tetova dhe Tirana paraqiten si simbole të një gjaku, një gjuhe dhe një zemre të përbashkët.
Me këtë projekt të ri, Bajramali Idrizi dhe Kastriot Tusha sjellin një këngë që synon të prekë zemrat e publikut shqiptar kudo që ndodhet, duke promovuar dashurinë për atdheun dhe unitetin kombëtar.