“Ne kërkojmë që rruga të pastrohet menjëherë, të ndalohet rreptësishtë prerja e pyllit dhe deri tek shtëpia e fundit verore rruga të jetë e kalueshme mbi Alldincë, diku 7 kilometra rruga të pastrohet dhe të ndërpritet prerja menjëherë.” tha një banor.

Këto janë disa nga kërkesat e banorëve të fshatrave Alldincë dhe Mallë Rekës, të komunës së Studeniçanit, të cilët sot protestuan për të shprehur kundërshtimin ndaj prerjes së pyjeve dhe dëmtimit të rrugëve lokale për në këto fshatra.

Sipas tyre tash e disa muaj po masakrohet pjesa e pyllit dhe drunjtë e prere lihen në rrugë. Përveç kësaj sipas tyre prerja behet edhe në pronat private pa leje përkatëse. Kërkojnë nga institucionet të marrin masa urgjente.

”Nese nuk merren masa pasi kemi bërë kërkesa por nuk janë marrë parasysh por ne do të marrim masa edhe në të ardhmen. Do të kërkojmë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me ministritë tjera pasi kësaj i erdhi më fundi.” tha një banor.

Sipas kryetarit të komunës së Studeniçanit, problemi është adresuar edhe në institucionet përkatëse por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë.

“Me këshillin e fshatit Alldincë kishim takim e biseduam dhe më pas kishim takim me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Pyjet e Maqedonisë dhe kërkuam që të ndërmarrin masa sepse qytetarët ndjehen të pa sigurt pasi ka raste që mund ta pësojnë edhe me jetë.”(3:12 – 3:22)”Nga drejtoria na premtuan se do të ndërmarrin diçka por deri tani por deri tani nuk ka asgjë.” tha; Ejup Abazi – Kryetari i komunes se Studeniçanit.

Sipas Vlatko Gruevskit, nga Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore, sanimet e mbetjeve në rrugë dhe rregullimi i rrugës do të bëhet në afat prej 2 javësh ndërsa prerja e drunjve në anët e rrugës është bërë me urdhër të Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Prerja e pyllit në rrugën e fshatit Alldincë e deri në pyllin e Majës së Selanikut është parapa për pastrim nga vegjetacioni në dy anët e rrugës me urdhër të Qendrës për Menaxhimin e Krizave ne e kishim si detyrë që të bëjmë aneks të planit për menaxhim që t’i dalim në ndihmë QMK-së pasi me pastrimin e terases ka siguri më të lartë të automjeteve. “Në disa pjesë ka degë që duhet të largohen nga rruga por presim që makineria ndërtimore të arrije lartë dhe ta rregullojmë edhe rrugën pasi ky është edhe plani vjetor.” tha; Vlatko Gruevskit – Nga Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore

Banorët thonë se nëse nuk ndërmerren masa urgjentë me protestën e radhës do të bllokojnë edhe rrugë kryesore. /Alsat.