REAGIM PUBLIK ❗️

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Tetovë dënon ashpër publikimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme nga portalet AlbVizion, FOL dhe Gjurmë, të cilat në mënyrë të qëllimshme kanë manipuluar posterin zyrtar të Marshit Protestues të paralajmëruar për datën 26 qershor 2026.

Përmes ndërhyrjeve grafike dhe falsifikimit të materialit origjinal, këto media kanë paraqitur në mënyrë të pavërtetë se protesta organizohet para selisë së BDI-së, ndërsa në posterin dhe njoftimin zyrtar të organizatorit është qartë e përcaktuar se marshi protestues fillon nga Sheshi Iliria në Tetovë.

Ky veprim përbën manipulim të qëllimshëm të opinionit publik, përhapje të lajmeve të rreme dhe tentativë për të krijuar tensione, konfuzion dhe perceptime të rreme tek qytetarët. Veçanërisht shqetësues është fakti se përmes këtyre publikimeve tentohet të krijohet narrativë e rreme për incidente dhe përplasje, gjë që mund të konsiderohet si nxitje e tensioneve dhe prishje e rendit publik.

👉Për këtë arsye, BDI – Dega Tetovë do të paraqesë rastin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht në Sektorin për Krim Kibernetik, duke kërkuar identifikimin e autorëve, verifikimin e manipulimeve të kryera dhe ndërmarrjen e masave ligjore për përhapjen e lajmeve të rreme, falsifikimin e materialeve publike dhe nxitjen e mundshme të urrejtjes, tensioneve dhe dhunës.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe të ndjekin vetëm komunikimet zyrtare të BDI – Dega Tetovë.

📍Marshi Protestues do të mbahet më 26 qershor 2026, me fillim në ora 20:00, nga Sheshi Iliria në Tetovë.

Përgjegjësia për përhapjen e lajmeve të rreme dhe manipulimin e opinionit publik ka emër dhe mbiemër dhe manipulatorët do tl mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume