“Kërkesa për shfuqizimin e vendimit është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese që në mars të vitit 2025”, kështu tha BDI për shfuqizimi i vendimit për emërtimin e rrugëve në Tetovë, që siç thuhet në reagim, është një goditje e rëndë për identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve. BDI kritikoi VLEN-in pasi nuk kanë ndërmarrë hapa juridik për mbrojtjen e vendimit të vitit 2007. BDI u shpreh se pretendimi i VLEN-it se vendimi për emërtimin e rrugëve gjoja nuk ka qenë në fuqi është argumenti më i dobët dhe më i paqëndrueshëm që mund të ofrohet ndërkohë që tha se ata nuk mund të ikin nga përgjegjësia

“VLEN nuk mund të ikë nga përgjegjësia. Tetovën e qeverisin prej pesë vitesh. Gjysmëkryetari i VLEN-it, gjegjësisht kryetari aktual i Komunës, Bilall Kasami, ka qenë pjesë e pushtetit qendror edhe në periudhën 2020-2024, për më shumë se dy vite si pjesë e koalicionit qeveritar edhe atë si pjesë e koalicionit ‘Mozheme’. Veçanërisht shqetësues është fakti se kërkesa për shfuqizimin e vendimit është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese që në mars të vitit 2025. Pra, VLEN ka pasur më shumë se një vit kohë për të reaguar, për të ndërmarrë hapa juridikë, për të mbrojtur vendimin dhe për të informuar qytetarët. Nuk bënë asgjë. Sot, në vend të përgjegjësisë, ofrojnë arsyetime të dëshpëruara”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume