Bizneset e Mitrovicës në hall: Një grua dyshohet se po i mashtron shitësit – iu shkakton dëme qindra euroshe
Një rast i pazakontë raportohet se po ndodh tash e sa ditë në Mitrovicë, ku bizneset atje dyshohet se janë në hall nga një grua, pasi e njëjta thuhet se po i mashtron shitësit duke iu shkaktuar dëme prej qindra eurosh.
Detajet lidhur me këtë rast, i ka dhënë gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku, transmeton Klankosova.tv.
Nuk e di a t’i referohem si hajdute apo mashtruese, pasi e njëjta po futet nëpër biznese dhe po blen ndonjë produkt, ta zëmë, 2.50 euro. Dhe për ta paguar atë produkt, ajo po ia jep punëtorit 100 euro, dhe po ia jep 0.50 euro për ta balancuar. Ato 100 euro, ajo për i mban para çantës së saj, duke hutuar shitësin apo shitësen duke bërë muhabet në mënyrë jashtëzakonisht profesionale, duke bërë të mendojnë se i kanë marrë ato 100 euro. Në ndërkohë, e njëjta po i fut ato 100 euro në çantë e saj, duke i trullosur një farë mënyre shitësit, duke ia dhënë edhe 98 euro të tjera”, u shpreh Boshnjaku në Klan Kosova.