Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkrua solemnisht
Marrëveshja e Grantit në vlerë prej 2.4 milionë dollarësh amerikanë ndërmjet SHA ESM
dhe Bankës Botërore, me të cilën fillojnë aktivitetet përgatitore për realizimin e projektit
të centralit kogjenerues “REK Manastiri 1”.
Në ngjarje, përveç nënshkruesve – përfaqësuesve të Bankës Botërore dhe SHA ESM –
morën pjesë edhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ministrja e Energjetikës,
Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, zëvendëskryeministri dhe
ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, si dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor, Muamet Hoxha..
Duke iu drejtuar të pranishmëve, ministrja Bozhinovska theksoi se nënshkrimi i sotëm
paraqet një hap të rëndësishëm në modernizimin e sektorit energjetik maqedonas dhe
një konfirmim të orientimit strategjik të shtetit drejt një të ardhmeje energjetike të sigurt
dhe të qëndrueshme.
Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut po përshpejton zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme
të energjisë, por paralelisht është e domosdoshme të sigurohen kapacitete të
qëndrueshme prodhuese që do të garantojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
Nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjes është një dëshmi e qartë se Maqedonia e Veriut ka
vizion, ka plan dhe ka partnerë që besojnë në të ardhmen tonë”, deklaroi Bozhinovska.
,,Vizioni ynë është i qartë – Maqedonia e Veriut të bëhet një vend që prodhon më shumë
energji vendore dhe gradualisht zvogëlon gjurmën e karbonit, por pa bërë kompromis
me sigurinë energjetike. Sa më shumë burime të ripërtëritshme të integrojmë në sistem,
aq më shumë na nevojiten kapacitete bazë të qëndrueshme dhe fleksibile që do të
sigurojnë furnizim të pandërprerë me energji. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem
energjetik modern që ndjek politikat evropiane, duke garantuar njëkohësisht energji të
sigurt dhe të përballueshme për qytetarët dhe ekonominë”, theksoi ministrja.
Ministrja theksoi se gazi natyror është njohur si lëndë djegëse tranzitore në dokumentet
strategjike kombëtare dhe përfaqëson një segment të rëndësishëm në procesin e
dekarbonizimit gradual të sektorit energjetik.
Sipas saj, projekti për centralin e ri kogjenerues në REK Manastiri do të mundësojë
prodhim modern të energjisë elektrike dhe termike, ulje të ndjeshme të emetimeve të gazrave të dëmshëm, përmirësim të cilësisë së ajrit dhe furnizim më të sigurt me energji
për qytetarët dhe ekonominë.
„Sot nuk po e fillojmë vetëm procesin e përgatitjes së një centrali të ri energjetik. Sot po
hedhim edhe një hap të rëndësishëm drejt një Maqedonie më të fortë energjetikisht, më
të qëndrueshme dhe më evropiane. Tranzicioni i gjelbër duhet të jetë njëkohësisht
ekologjik dhe ekonomikisht i qëndrueshëm, duke siguruar një mjedis të pastër, vende
pune të sigurta dhe një të ardhme të qëndrueshme energjetike”, theksoi ministrja.
Bozhinovska theksoi se Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet
plotësisht e përkushtuar ndaj modernizimit të sektorit energjetik, rritjes së prodhimit
vendor të energjisë dhe krijimit të kushteve për një tranzicion energjetik gradual, të
drejtë dhe të qëndrueshëm.
Projekti për centralin kogjenerues “REK Manastiri 1”, vlera totale e të cilit vlerësohet në
mbi 200 milionë euro, përfaqëson një nga investimet kyçe në procesin e transformimit të
sektorit energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe në përmbushjen e objektivave
kombëtare dhe evropiane për zhvillim të qëndrueshëm energjetik. Centrali i ri
kogjenerues do të mundësojë prodhimin e njëkohshëm të energjisë elektrike dhe
termike, me ulje të ndjeshme të emetimeve të dëmshme dhe harmonizim me standardet
moderne vendore dhe evropiane për mbrojtjen e mjedisi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume