Tetovasot mëson se më 24 qershor 2026, rreth orës 20:50, në fshatin Leshnicë e Epërme ka shpërthyer një zjarr që ka përfshirë sipërfaqe me bar të thatë dhe shkurre.

Si pasojë e flakëve është djegur tërësisht edhe një automjet udhëtarësh. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Tetovasot mëson se ekipi i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit nga Tetova ka intervenuar me sukses dhe ka shuar zjarrin, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume