Lidhur me veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, të kryer më 15.06.2026, kur ishin djegur dy automjete diplomatike në pronësi të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, SPB Shkup e ka zbardhur plotësisht rastin.

Dje (16.06.2026), Njësia e Çështjeve Kriminalistike – Qendër dhe Bit Pazar ngriti kallëzim penal me procedurë urgjente kundër I.D.S. (44) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ai e ka kryer veprën penale në fjalë.

Gjatë hetimeve ishin siguruar provat materiale, ndër të cilat edhe incizimet e kamerave të mbikëqyrjes në disa lokacione, si dhe veshjen që i dyshuari e kishte mbajtur në çastin e kryerjes së veprës.
Në stacionin policor, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume