„Dhurimi i organeve paraqet aktin më të lartë të humanizmit, nuk ka vlerë tjetër më të madhe për njerëzimin në përgjithësi. Në Klinikën e Urologjisë ne kemi një histori historikisht të suksesshme në procesin e transplantimit të veshkave. Historia daton që nga viti i largët 1977, kur është bërë transplantimi i parë. Deri më tani kemi bërë 530 transplantime, prej të cilave 99 janë nga kadaver, përkatësisht nga pacient i vdekur. Edhe pse këto janë shifra imponuese për Maqedoninë, megjithatë janë të pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e pacientëve tanë për organe. Te transplantimi living-donor motivimi te donatorët është shumë më i madh, sepse dhurojnë organ për anëtarin e tyre më të afërt të familjes. Mirëpo kur bëhet fjalë për transplantim kadaverik, këtu kemi numër të pamjaftueshëm të donatorëve të rekrutuar, gjë që varet nga vetë ne qytetarët. Ne jemi dhurues potencialë të organeve pas vdekjes sonë. Prandaj apeloj te të gjithë qytetarët e shtetit tonë që të ngrihet vetëdija për dhurimin e organeve, sepse një numër i madh pacientësh presin për të marrë organ për transplantim. Nga një donator i vdekur mund të shpëtohen katër jetë të reja, nëse bëhet transplantim i suksesshëm. Këta janë dy pacientë që do të marrin veshka, të shpëtohen dhe të jetojnë jetë normale dhe të bukur. Një pacient me mëlçi dhe një pacient me zemër të transplantuar. Prandaj është shumë e rëndësishme ta ngremë vetëdijen, të dimë se nga çdo njeri i vdekur, normalisht, sipas kritereve të përcaktuara, nga koordinatori nacional të jetë donator potencial dhe që të gjithë ne t’i dhurojmë organet tona pas vdekjes sonë. Me këtë do të shpëtojmë shumë jetë që të mund të funksionojnë në të ardhmen“, thotë dr. Dohçev, kirurg nga Klinika Universitare e Urologjisë.
Dr. Dohçev me mbështetje për fushatën, duke e potencuar historinë e suksesshme në procesin e transplantimit të veshkave e cila daton që nga viti i largët 1977.
Ministria e Shëndetësisë, së bashku me të gjithë akterët, vazhdon me këtë fushatë, e cila realizohet nën moton: “Dhurimi i organeve i jep kuptim më të lartë njerëzimit!”