Në pikën kufitare Bogorodicë, oficerët doganorë sekuestruan stoli prej ari me vlerë 1.1 milion denarë, pasi zbuluan dy shtetas të Kosovës që po përpiqeshin ta kontrabandonin atë. Stolite prej ari, edhe atë katër zinxhirë me peshë totale prej 190.6 gramë, të dyshuarit I kanë blerë në Turqi, dhe më pas, me qëllim kontrabandimin e tyre, i vendosën ato dhe i mbuluan me rrobat e tyre.

Rasti i është dorëzuar Departamentit të Hetimeve, i cili ngriti kallëzime penale kundër autorëve në Prokurorinë Publike në Gjevgjeli.

Ky është sekuestrimi i 11-të i arit këtë vit nga Drejtoria e Doganave, me një total prej dy kilogramë stoli ari të sekuestruara deri më tani. Katër nga rastet u zbuluan në Bogorodicë, pesë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe nga një rast në Tabanovcë dhe Bllacë. Në nëntë raste, dhjetë persona u ndoqën penalisht nga Departamenti i Hetimeve për kryerjen e veprës penale të kontrabandës, e dënueshme sipas Kodit Penal.

Mesazhi ynë është i qartë, pavarësisht mënyrës se si veprojnë kontrabandistët, shërbimet tona do t’i zbulojnë ato dhe do të sigurohen që krimi të ndëshkohet në mënyrën më të rreptë. Raste të tilla tregojnë qartë angazhimin e fortë të Doganës për të shtypur të gjitha format e krimit, për të mbrojtur interesat financiare të shtetit dhe për të siguruar konkurrencë të ndershme në treg.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume