Kombëtarja e Meksikës e ka nisur mbarë Botërorin 2026.

Në shtëpinë e saj, bashkëorganizatorja e Botërorit (së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë), Meksika fitoi 2-0 ndaj Afrikës së Jugut, me ndeshjen e luajtur në “Azteca” – në një ndeshje që pati tri kartonë të kuq.

Serinë e golave e hapi Julian Quinones, në minutën e nëntë të ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll me dominim të lartë të Meksikës, derisa goli më nuk pati.

Në minutën e 49-të, Afrika e Jugut mbeti me një lojtar më pak, pasi Yaya Sithole u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje si lojtar i fundit.

Në të 67-tën, Raul Jimenez e gjeti golin e parë në një ndeshje Botërori, duke shënuar me kokë.

Afrika e Jugut mbeti me nëntë lojtarë, kur Themba Zwane u ndëshkua me të kuq, pasi e goditi kundërshtarin.

Edhe Meksika mbeti me një lojtar më pak, pasi Cesar Montes u ndëshkua me të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Ndeshja u mbyll me shifrat prej 2-0 për Meksikën, që momentalisht e kryeson grupin A, me tri pikë.

Ndeshja tjetër e grupit luhet në ora 04:00, me kohën lokale tonë, mes Koresë së Jugut dhe Çekisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume