Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka ‘konfirmuar’ kalimin e Vedat Muriqit te Fenerbahçe, nga Mallorca.

Sipas gazetarit italian, Feneri do të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e Muriqit, pas zgjedhjes së presidentit të ri, Aziz Yildirim, i cili e kishte objektiv sulmuesin kosovar.

“Pirati dardan” tashmë veçse është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi turk.

Muriqi do të rikthehet në Stamboll te Feneri, pasi kishte luajtur aty një sezon.

Ylli i kombëtares së Kosovës kishte luajtur në sezonin 2019/20 me fanellën verdhëeblu.

Gjatë periudhës së tij të parë te Feneri, Muriqi kishte shënuar 15 gola dhe kishte dhuruar 5 asistime në Superligën turke.

Ndërkohë, në sezonin që sapo e lamë pas, Muriqi pati një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual, duke shënuar 23 gola në La Liga me Mallorcën.

Mirëpo, në aspektin ekipor, ishte sezon i dështuar, pasi Mallorca ra nga La Liga, duke përfunduar në vendin e 18-të në tabelë, me 42 pikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume