“Po të na kishin përkrahur vetëm pak, sa na shajnë aq shumë, disa “analistë” e “gazetarë” nga Kosova e Shqipëria, por edhe disa politikanë, ne shqiptarët 🇦🇱

Në fakt, më shumë energji harxhohet në sharje, njollosje e përçarje, sesa do të duhej për një përkrahje minimale me rezultat real.

Edhe kur “na përkrahin”, zakonisht përkrahin zullumqarët dhe argatët e botës serbe, e jo popullin.

Sa herë që kam pasur dilemë kë të përkrah, mjafton t’i dëgjoj këta “analistë” dhe vendimi bëhet i thjeshtë. Është një lloj sistemi orientimi i kundërt! Kë përkrahin ata, unë e di ku s’duhet të jem. Dhe, deri më sot, ky sistem ka rezultuar çuditërisht funksional.

Mbani mend! Një “analist” që shitet njëherë, shitet çdo herë, madje edhe kur ndërron panelin, studion, apo emrin e emisionit dhe të “misionit”. Ata njohin vetëm aromën dhe ngjyrën e parasë 💶💵, jo ngjyrat e kombit 🇦🇱.

Respekt për përjashtimet!”

* Status fejsbuku i perfaqesuesit te larte te Lëvizjes Arbëria, z.Bekim Fazliu

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume