Shkup, 13 qershor – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, në postimin në “X” thekson se deklaratat e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova janë një konfirmim i qëndrimeve që LSDM ka mbrojtur prej kohësh, dhe të cilat tani i ndan edhe Fronti Qytetar për të Vërtetën dhe Drejtësinë.

“Për herë të parë, dikush nga VMRO-DPMNE-ja po thotë publikisht atë që ne në LSDM, dhe tani në frontin e madh qytetar, e kemi përsëritur prej kohësh. Mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë dhe puna e Komisionit Historik nuk janë pjesë e kushteve për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo është një çështje bilaterale midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, jo një kusht evropian”, deklaron Filipçe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume