Franca e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror.

“Gjelat” triumfuan 3:1 ndaj Senegalit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse në të dytën u shënuan plot katër.

Kylian Mbappe kaloi Francën në epërsi në minutën e 66-të të ndeshjes, pas asistimit fantastik nga Michael Olise.

Në minutën e 82-të, Bradley Barcola shënoi për 2:0.

E në minutat shtesë ndeshja u bë jashtëzakonisht dramatike.

Mbaye ngushtoi epërsinë në minutën e pestë shtesë.

Kurse, vetëm një minutë më vonë, Mbappe me gol spektakolar shënoi për epilogun përfundimtar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume