Dymbëdhjetë migrantë janë gjetur në një automjet udhëtarësh të llojit “Mercedes”, pasi shoferi paraprakisht ka refuzuar të ndalojë në shenjën e policisë, ka shkaktuar aksident trafiku dhe është arratisur në drejtim të panjohur.

​Rasti në SPB Shkup është denoncuar dje, më 17.06.2026 rreth orës 19:47, kur është njoftuar se në autostradën nga Gradsko në drejtim të Shkupit po lëviz një automjet i dyshimtë me targa që i bënin pjesë një makine tjetër.

​Pasi shoferi nuk ka ndaluar në shenjën e ndalimit të dhënë nga policia, në nyjën rrugore pranë Miladinovcit është kthyer mbrapa dhe ka vazhduar të lëvizë në një rrugë dheu në fshatin Bllacë të komunës së Petrovcit.

​Duke ikur nga policia, shoferi ka humbur kontrollin dhe me automjetin ka goditur një pemë, pas së cilës menjëherë ka dalë dhe ka braktisur vendin e ngjarjes.

​Nëpunësit policorë, pas kërkimit të terrenit, kanë gjetur automjetin e braktisur, në të cilin janë ndeshur 12 migrantë. Mes tyre, pesë persona ishin me origjinë nga Egjipti, ndërsa shtatë të tjerët ishin nga Turqia.

​Migrantët janë siguruar menjëherë dhe është në rrjedhë sipër vendosja e tyre në qendrën tranzitore në Tabanoc.

​Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këtë moment po ndërmerren masa intensive për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume