Granit Xhaka ka reaguar pas fitores së sontme të Zvicrës.
“Helvetikët” triumfuan lehtësisht 4:1 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, duke e marrë fitoren e parë në këtë Botëror.
Gol shënoi edhe Granit Xhaka nga penalltia në sekondat e fundit të ndeshjes.
E tani, Xhaka ka reaguar edhe me një postim në rrjetet sociale.
“Treguam karakter. Fitore e rëndësishme!! Kjo është rruga përpara. Së bashku”, shkroi Xhaka.
