Jemi të vetëdijshëm për faktin se arsimi i lartë në Maqedoni nuk është në nivelin e dëshiruar.
Dhe kjo nuk është çështje e këtij apo e vitit të kaluar, por vite me radhë. Për këtë edhe filluam
ndryshime thelbësore dhe sistematike. Paralelisht punuam për avancimin e rregullativës,
sigurimin e buxhetit më të madh për arsimin e lartë dhe kërkimet, si dhe për trajtimin dinjitoz
të profesorëve dhe rritjen e pagave të tyre.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në promovimin e sotëm të
ARBU – platformë për renditjen akademike të studiuesve dhe universiteteve të Ballkanit në
bazë të citueshmërisë në Google Scholar, iniciativë e Prof. Dr. Marjan Bojaxhiev.
"Unë besoj thellësisht se kemi kuadër mësimdhënës cilësor. Vetëm u nevojitet pak nxitje për
t'i kthyer leksionet e tyre në frymëzim për studentët. Kjo është arsyeja pse ne po e orientojmë
mbështetjen tonë drejt përmirësimit të kushteve materiale ku punojnë, drejt sistemeve për
stimulimin dhe shpërblimin e punës mësimore dhe shkencore, mundësive për zhvillim
profesional dhe lëvizshmëri ndërkombëtare, si dhe rrugëve të qarta për avancim në karrierë.
Profesorëve u jepet mundësia t'i përkushtohen mësimdhënies cilësore, kërkimit inovativ dhe
mentorimit të studentëve. Ne po e bëjmë këtë me Ligjin e Ri për Arsimin e Lartë, në mënyrë
gjithëpërfshirëse dhe me vizion të qartë për atë që duam të arrijmë", theksoi Janevska.

Ministrja shtoi se ligji garanton autonomi akademike, kritere transparente për vlerësim dhe
avancim, si dhe mekanizma mbështetës për studiuesit e rinj. Gjithashtu, ai nxit prodhimin e
më shumë punimeve shkencore dhe rritjen e dukshmërisë në përmasa ndërkombëtare, gjë që e
bën universitetin më tërheqës, sjell më shumë studentë, të ardhura shtesë, mundësi më të
mëdha për projekte, si dhe shkëmbim akademik më intensiv, i cili e ngre cilësinë e
mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor.

Kjo reform shoqërohet me masa konkrete financiare. Nëse buxheti për arsimin e lartë në vitin
2022 ishte më pak se 3 miliardë denarë, në vitin 2026 për universitetet janë paraparë 8
miliardë denarë. Ndërsa buxheti për shkencën, nga 380 milionë denarë në vitin 2024, e kemi
rritur në 773 milionë denarë në vitin 2026. Dhe ai do të vazhdojë të rritet çdo vit”, theksoi
Janevska, duke shtuar se vetëm me unitet të fortë mund të ndërtohet arsimi i lartë që e
meritojnë të rinjtë tanë dhe Maqedonia.

Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe drejtoresha e Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë,
Doc. Dr. Hristina Serafimovska. Të pranishëm ishin gjithashtu shkencëtarët maqedonas më të cituar, dr. Sashko Kedev dhe dr. Veland Ramadani, si dhe profesori më i spikatur në rajon
sipas platformës, Prof. Dr. Ivica Puljak nga Kroacia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume