Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi në detyrën e Kryeshefit të Ndihmës së Shpejtë, kam vendosur të jap dorëheqje nga kjo pozitë.
Ky vendim nuk lidhet me ekipin me të cilin kam pasur nderin të punoj. Përkundrazi, largohem me respekt dhe mirënjohje të madhe për çdo mjek, infermier, teknik dhe punëtor që çdo ditë sakrifikon për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Profesionalizmi, përkushtimi dhe humanizmi i tyre kanë qenë forca kryesore e këtij institucioni.
Përgëzoj secilin anëtar të personelit që, pavarësisht pengesave, vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve me përkushtim e dinjitet. Ata janë arsyeja pse ky institucion vazhdon të funksionojë.
Institucionet shëndetësore duhet të udhëhiqen nga profesionalizmi dhe përvoja.
Fatkeqësisht, kur puna dhe përkushtimi i stafit nuk mbështeten nga vizioni, organizimi dhe vendimmarrja që kërkon një institucion kaq i rëndësishëm, bëhet e vështirë.
Jam krenar për gjithçka kemi arritur së bashku dhe besoj se personeli i Ndihmës së Shpejtë do të vazhdojë të jetë shembull i profesionalizmit, pavarësisht sfidave me të cilat përballet.
Unë do të vazhdoj të jem mjek, sepse profesionin tim nuk e kam zgjedhur për postin, por për pacientin.
Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin, respektin dhe mbështetjen.
Pozitat janë të përkohshme, por respekti për kolegët mbetet përgjithmonë.
Zot na ruaj!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume