Kreu i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në intervistën në Alsat, këmbënguli se studentët shqiptarë duhet ta japin provimin e jurisprudencës në shqip, pa pasur nevojë për një ligj të ri. I pyetur përse tani ky qëndrim, ndërkohë që në vitin 2024, në kohën kur Sela ishte në Qeveri, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga kishte kërkuar një ligj për jurisprudencën, Sela tha se qasja e Llogës ishte gabim.

“- Pra po thoni se nuk ka nevojë për ligj të ri?

– Nuk ka nevojë, duhet të zbatohet, duhet vendim të sjell ministri i drejtësisë.

– Dua të ju pyes, në kohën kur ju ishit në Qeveri, ministri i drejtësisë Lloga kishte kërkuar në janar të vitit 2024 një ligj për jurisprudencën, pse atëherë kishte nevojë tani s’ka ?

-Unë mendoj se ajo qasje ka qenë gabim, natyrisht që në atë periudhë unë akoma nuk kam qenë kryetar i partisë, ka qenë tjetër kryetar partie, nisën turbulencat që i ndodhën ASH-së dhe thjeshtë nuk jam konsultuar. “- deklaroi Sela.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume