Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmir Limani, nuk do të jetë pjesë e diskutimeve dhe kombinatorikave të ardhshme në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë.

“Fatmir Limani nuk do të jetë pjesë e kombinatorikave të ardhshme të VLEN-it në rikonstruimin e Qeverisë,” është shprehur Kasami për Alsat M.

Kasami poashtu tha se Limani nuk është pjesë asnjë organi të subjektit të formuar VLEN./Zyrtare

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume