Me rastin e 148-vjetorit të themelimit të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka publikuar një mesazh përkujtues, duke e cilësuar Lidhjen si simbol të vazhdueshëm të unitetit kombëtar shqiptar.
“Lidhja është gjallë! 148 vjet më parë, burrat më të mirë të kombit u mblodhën në Prizren për t’i dalë zot atdheut”, shkruan Kasami në reagimin e tij.
Ai thekson se Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një burim frymëzimi për brezat e sotëm.
“Sot, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet frymëzim për unitet, dinjitet dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare”.
Në fund të mesazhit të tij, Kasami ka shprehur respekt dhe mirënjohje për figurat historike të Lidhjes.