Policia e Tetovës dhe Gostivarit ka vazhduar kontrollet e shtuara në trafik, duke arrestuar katër persona që drejtonin automjete pa patentë shoferi.
Mes të ndaluarve janë dy të mitur 17-vjeçarë nga Tetova dhe Kopanica, një 32-vjeçar nga Vrapçishti dhe një 18-vjeçar nga Tetova.
Automjetet dhe mopedët janë sekuestruar, ndërsa ndaj drejtuesve do të ngrihen kallëzime për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.TS