Komisioni Rregullator i Energjetikës po shqyrton ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si qytetarët paguajnë për energjinë elektrike, me qëllim që faturat të jenë më të ulëta dhe më të përputhura me kushtet e reja në tregun e energjisë. Një nga opsionet që po shqyrtohet është zgjatja e periudhës së tarifës së lirë, madje edhe vendosja e saj të shtunave.
Kryetari i KRRE, Aco Ristov, tha në një intervistë për MIA se tarifat bllok u futën në kulmin e krizës energjetike në vitin 2022, por që atëherë situata në sektorin e energjisë ka ndryshuar ndjeshëm.

“Ideja e përgjithshme është që qytetarët të paguajnë fatura më të ulëta për energjinë elektrike që konsumojnë. Ne besojmë se ka vend për një rishikim të tarifave bllok dhe përshtatjen e tyre me trendet e reja në prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme”, thotë Ristov.
Sipas tij, rritja e prodhimit nga termocentralet diellore dhe të erës krijon sfida të reja në sistem, pasi pjesa më e madhe e energjisë prodhohet gjatë ditës, kur çmimet në bursa shpesh janë shumë të ulëta ose madje arrijnë zero.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume