Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi sot takim
me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në vend, Ola Solstrom.
Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh ndërmjet dy shteteve, si dhe
partneriteti i fuqishëm në kuadër të NATO-s dhe organizatave parlamentare
ndërkombëtare.
Kryetari Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i jep
Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian. Gjatë bisedës u theksua rëndësia
e mbajtjes së politikës së zgjerimit lart në agjendën e Bashkimit Evropian, si instrument kyç
për forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.
Ambasadori Solstrom përshëndeti marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe vuri
theks të veçantë në punën e Kuvendit, si dhe në proceset reformuese që po zbatohen në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike dhe avancimit drejt Bashkimit Evropian. Ai
edhe një herë konfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Suedisë për
integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Maqedonia e Veriut pa
dyshim i përket familjes evropiane.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy shteteve mike duhet
të thellohet edhe më tej, me fokus të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik,
investimeve dhe lidhjeve ndërparlamentare.



