Gjuha shqipe këto ditë të propagandës së madhe vrediste të patriotizmit fals, ka futur në garë gënjeshtarët e pushtetit, si Mickon edhe qeramanët e VREDI-t se kush do gënjej më shumë për gjuhën shqipe.
Te gjithë jemi dëshmitarë të gënjeshtrës së madhe kur këto ditë vredisti Mexhiti, deklaroi se për herë të parë në historinë e Severnistanit kemi një marrëveshje me qeverinë, ku të gjitha provimet të profileve të ndryshme do të jepen në gjuhen shqipe!
Menjëherë pas tij del kryekomiti Micko dhe i hedh poshtë ato pretendime të sajuara nga Izeti se për këtë çështje nuk ka “asgjë”!
Cili është gënjeshtari këtu, shakaxhiu Izeti apo demagogu Micko?
Dy vjet janë të mjaftueshme për ta lexuar hipokrizinë në fytyrat e nxira të vredistëve për ndryshimin që nuk duket në horizont apo me të drejtën e provimit të studentëve shqiptarë të jurisprudencës, që ajo të jepet ne gjuhën shqipe.
Kartën e fortë nacionaliste që VREDI e përdori si karrem për interesa të rejtingut politik, si gjuha shqipe dhe “ndryshimi historik” për shqiptarët e Severnistanit,ia dogji në dorë shefi i tyre Micko, duke i demantuar ata sa herë që lansojnë gënjeshtra për opinionin shqiptar.
Dy vjet qurravitjesh dhe zhgurravitjesh vrediste në bordellon qeveritare, treguan qartë se ndryshimi dhe kthimi i dinjitetit shqiptar nuk ishte në rend dite, pasi në asnjë rast këta qeramanë nuk e kushtëzuan qendrimin në pushtet se pa ndryshimet kushtetuese siç ishin zotuar se nese ato nuk do beheshin ne një afat prej 6 muajsh nuk do të qëndronin në atë qeveri.
Por, ata nuk e kishin hallin e ndryshimit dhe të dinjitetit të nëpërkëmbur shqiptar në qeverinë e kooalicionit si argatë të Mickos, por vetëm për interesa të ngushta, për një çik pushtet dhe për leverditë që dalin prej tij.
Medai Shaholli
