Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në intervistën për Alsat theksoi që në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë kanë diskutuar për të gjithë ministrat. Mexhiti thotë se bashkërisht me Mickoskin do të vendosin për atë se kush do të qëndrojë e kush do të largohet nga Qeveria.

“Sot kemi bërë vlerësime jo vetëm të ministrave shqiptarë, por kemi bërë vlerësime edhe të ministrave të VMRO-së edhe të ministrave tjerë, edhe të partnerit të tretë, për t’i ndarë informatat, analizat e dy anshme”, tha Mexhiti.

Kush vendos për ministrat shqiptarë, Mickoski apo VLEN-i?

“Pra, bashkërisht do të vendosim edhe për ministrat maqedonas edhe për ministrat shqiptarë”, u shpreh Mexhiti.

Çfarë do të thoni nëse Fatmir Limani vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë apo kjo nuk ka gjasa të ndodhë?

“Pra, VLEN-i flet për ato që performojnë në emër të VLEN-it, zoti Limani më nuk është VLEN”, shtoi Mexhiti.

Deri dje ka qenë VLEN dhe ministër është bërë nga VLEN?

“Minimumi nuk do të jetë i propozuar dhe i mbështetur nga VLEN-i”, theksoi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume