Një i mitur nga fshati Kopaçindoll i Komunës së Zhelinës është arrestuar pasi policia i gjeti marihuanë gjatë një kontrolli rrugor.
Ngjarja ka ndodhur më 17 qershor rreth orës 22:10 pranë nyjës së Grupçinit. Sipas policisë, 17-vjeçari ishte pasagjer në një veturë “Opel Astra” me targa të Tetovës, ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua marihuanë.
I mituri është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me procedurë përkatëse.TS