Organizatori i protestës studentore për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi ka theksuar se mbetet i hapur për dialog me profesorë të juridikut, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe afatgjatë për çështjet që prekin barazinë dhe të drejtat qytetare.

Ai nënvizoi se nuk do të pranohen zgjidhje të pjesshme, kompromise diskriminuese apo masa të përkohshme që vetëm e shtyjnë problemin në të ardhmen.

“Ne kërkojmë një zgjidhje të drejtë, të plotë dhe të qëndrueshme, që respekton ligjin, dinjitetin dhe parimin e barazisë”, ka deklaruar Ademi.

Sipas tij, kjo është një përgjegjësi jo vetëm ndaj brezit të sotëm, i cili kërkon shpresë dhe drejtësi, por edhe ndaj brezave që do të vijnë, të cilët meritojnë institucione më të forta, më të ndershme dhe një shoqëri ku të drejtat respektohen pa u vënë në diskutim.

“Barazi. Dinjitet. Drejtësi.”, ka përfunduar Ademi./TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume