Bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti njoftoi se Arben Fetai do të jetë përfaqësues speciale i qeverisë në Bruksel, përcjell TV21. Mexhiti tha se kjo është arsyeja se pse Fetai dha dorëheqje nga funksioni i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë.

“Dha dorëheqje për t’u emëruar përfaqësues special në Bruksel, dmth për të marrë pozitë të re”, tha Mexhiti, i cili shtoi se për rikonstriumin e qeverisë partnerët e koalicionit parimisht janë marrë vesh, por që ende nuk janë ulur të bisedojnë rreth “parimeve, resoreve”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume