Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti në takim futbollistët e rinj të KF Albarsa, të shoqëruar nga trajneri Meriton Berisha, pas suksesit të tyre në Ligën e Futbollit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kategorinë U13.

Ekipi i ri i KF Albarsa u shpall kampion i ligës, duke dëshmuar talent, disiplinë dhe përkushtim gjatë gjithë sezonit garues.

“Ky sukses është rezultat i punës së madhe, talentit dhe përkushtimit të këtyre të rinjve. Ata janë krenaria e Çairit dhe dëshmi se investimi në sport dhe në brezat e rinj sjell rezultate që na bëjnë të gjithëve krenarë,” u shpreh Mexhiti.

Gjatë takimit u vlerësua edhe roli i trajnerëve dhe prindërve në mbështetjen e zhvillimit sportiv të fëmijëve, ndërsa kampionëve të rinj iu uruan suksese të reja në rrugëtimin e tyre sportiv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume