Nënkryetari i Kuvendit, Antonijo Milloshoski, zhvilloi takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale politike, bashkëpunimin dypalësh dhe proceset e integrimit evropian të vendit tonë. Njëkohësisht, u theksua mbështetja e vazhdueshme që Republika e Sllovakisë i jep politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian, si një nga shtetet anëtare të grupit “Miqtë e Zgjerimit”.

Bashkëbiseduesit trajtuan në mënyrë specifike mundësitë për promovimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar midis dy shteteve, përmes intensifikimit të komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet parlamenteve.

Njëkohësisht, u theksua se Republika e Sllovakisë do të marrë kryesimin e Grupit të Vishegradit nga 1 korriku 2026, gjë që përfaqëson mundësi shtesë për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe afirmimin e perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nënkryetari Milloshoski shprehu mirënjohje për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme nga Republika Sllovake dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së dialogut konstruktiv dhe marrëdhënieve të partneritetit në drejtim të përmbushjes së prioriteteve tona reformuese.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume