Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot u takua me Sh.T. Mihalis Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Në takim u shqyrtuan disa tema me interes të përbashkët, me fokus në reformat në sektorin e shëndetësisë, mbështetjen evropiane dhe nënshkrimin e ardhshëm të marrëveshjes për pjesëmarrjen e vendin tonë në programin EU4Health, i cili do të zhvillohet nesër në Bruksel.
Anëtarësimi në EU4Health paraqet një mundësi të rëndësishme për avancimin e sistemit shëndetësor përmes programeve evropiane, partneriteteve dhe ekspertizës në fusha si shëndeti publik, parandalimi, transformimi digjital, siguria e pacientëve dhe forcimi i kapaciteteve shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar ndaj harmonizimit me politikat evropiane të shëndetësisë dhe krijimit të një sistemi shëndetësor më të fortë, më efikas dhe më të qasshëm për qytetarët.