Aktori kosovar, Fatmir Spahiu, i cili për publikun mbetet një nga figurat më të dashura të ekranit, ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Këtë herë, ai ka ndarë një detaj rreth transformimit të tij të jashtëzakonshëm fizik që ka pësuar gjatë viteve të fundit.
Përmes një postimi të ndarë në llogarinë e tij, aktori ka vendosur pranë e pranë detajet nga pasaportat e tij. Me humorin që e karakterizon gjithmonë, ai ka zbuluar shifrat e sakta të rënies nga pesha, duke shkruar: “Per 4 vite minus 90kg dhe 2cm”.
Nga ajo që shihet në dokumentet të paraqitura në foto, vihet re edhe një ndryshim në gjatësinë e tij trupore. Në pasaportën e lëshuar në vitin 2016, gjatësia e aktorit figuronte 186 centimetra, ndërsa në dokumentin tjetër gjatësia e tij ka shënuar 184 centimetra.
Ky ndryshim radikal prej plot 90 kilogramësh më pak dëshmon për një disiplinë dhe rrugëtim të jashtëzakonshëm të “Bufit” drejt një stili më të shëndetshëm jete.

