Deputetja Rashella Mizrahi morri pjesë në punën e Komitetit të Përgjithshëm për
Kulturën e Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore (DP i IEQ) të
mbajtur nga 15 deri më 16 qershor 2026 në Katovicë, Dukata e Silezisë, Poloni.
Vizita në Dukatën e Silezisë u organizua në tre lokacione: Tarnovski Gor, Bajtom
dhe Katovicë, ndërsa fokusi i takimit ishte në temën: Rivitalizimi i sferave post-industriale në
Evropën Qendrore. Në margjinat e takimit, u organizuan vizita në terren në miniera,
shkritore dhe fabrika çeliku të vjetra me qëllim demonstrimin e zhvillimit të shpejtë të rajonit
Silezian, të mbështetur nga autoritetet lokale dhe qendrore dhe të financuar nga Bashkimi
Evropian. Theksi kryesor u vu në transformimin e zonave post-industriale në vende
kulturore dhe hapësira për bashkësinë në komuna.
Në këtë aktivitet morrën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina,
Bullgaria, Republika Çeke, Italia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Serbia
dhe Ukraina, si dhe përfaqësues të Sekretariatit Ekzekutiv të IEQ-së me seli në Trieste.
Deputetja Rashel Mizrahi theksoi në diskutimin e saj se rigjallërimi i zonave post-
industriale nuk është vetëm një sfidë urbane dhe ekonomike, por edhe një çështje e ruajtjes
së trashëgimisë kulturore, identitetit dhe kujtesës kolektive të komuniteteve. Në vend që t'i
trajtojnë këto vende si një barrë, gjithnjë e më shumë qytete evropiane po i njohin ato si një
mundësi për të krijuar qendra të reja kulture, inovacioni, arsimi dhe industritë krijuese.

Ajo theksoi se vendi ynë nuk është i përjashtuar nga trendet globale të
deindustrializimit. Disa nga komplekset e vjetra industriale nga shekujt 19 dhe 20 janë
shpallur monumente historike të mbrojtura, ndërsa të tjerat janë shkatërruar nga zhvillimi
urban. Për disa nga ato objekte industriale që u mbyllën gjatë procesit të privatizimit, pati
përpjekje për t'i rigjallëruar ato përmes investimeve në industri të papërdorura, siç është
shembulli i ish-gjigantit të tekstilit Maqedonka, i cili sot është shtëpia e kompanive të
shumta. Një shembull tjetër është stacioni hekurudhor në Shkup, i cili u shkatërrua nga
tërmeti i vitit 1963 dhe tani është muze. Gjithashtu, Muzeu Teknik i Matkës, i vendosur në
vendin e ish-hidrocentralit, është një investim nga një kompani private.

Në këtë drejtim, deputetja Mizrahi theksoi se Iniciativa e Evropës Qendrore mund të jetë një
katalizator i rëndësishëm për bashkëpunimin e ardhshëm në këtë fushë. Përmes
shkëmbimit të praktikave të mira, mbështetjes nga ekspertët dhe projekteve të përbashkëta
dhe përdorimit më të mirë të fondeve evropiane, mund të krijohen modele të reja të
transformimit të suksesshëm të hapësirës post-industriale. Ajo propozoi që brenda IEQ-së,
të shqyrtohet mundësia e krijimit të një rrjeti rajonal për trashëgiminë industriale, i cili do të
mundësonte lidhjen e institucioneve, autoriteteve lokale, universiteteve dhe organizatave në
fushën e kulturës. Një rrjet i tillë mund të kontribuojë në shkëmbimin e përvojave,përgatitjen e projekteve të përbashkëta dhe dukshmëri më të madhe të trashëgimisë
industriale të rajonit tonë në nivel evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume