Samiti i Tivatit tregoi edhe njëherë sesi qeveria e Severnistanit dhe premieri Micko me mentalitetin refuzues të futjes së bullgarëve në kushtetutë, kanë ngelur si delja e zezë e Ballkanit Perendimor dhe një barrierë e pakalueshme për vendin në procesin e hapjes së negociatave me BE-në.

Kjo ishte dacka e fundit që mori Severnistani dhe premieri i saj megaloman Micko në Tivat, si bllokues i eurointegrimeve ai po përdor kartën nacionaliste në emër të mbrojtjes së identitetit kombëtar para “shantazhit” bullgar, për faktin e thjesht se aii e ka bërë tashmë zgjidhjen e rrugëtimit të Severnistanit drejt Moskës dhe jo drejt Brukselit.

Sajesa e kryekomitit Micko se nuk ka garanca të fuqishme se pas futjes së bullgarëve në kushtetutë nuk qëndron, pasi këtë e deklaroi dje edhe premierit bullgar Radev, kur tha se “Severna Makedonija” duhet t’i fus bullgarët në kushtetutë dhe kjo mjafton për t’i hapur rrugën e negociatave me BE-në.

Por jo, kryekomiti Micko, e ka ndarë mendjen edhe pas shuplakës së djeshme që mori në Samitin e Tivatit, se nuk ka negociata me BE-në pa ndryshimet kushtetuese, përkundrazi, ai vazhdon të thotë se pa garanca të forta nga BE-ja, nuk do të ketë futje të bullgarëve në preambulë, si një kartë e fortë nacionaliste në duart e tij për t’u shmangur ndryshimeve kushtetuese.

Bllokimi i rrugës europiane nuk i bllokon maqedonët e tij por edhe shqiptarët, ku partnerët dhe aleatët e Mickos në qeverinë e kooalicionit siç janë kollovarët nga VREDI, nuk flasin më për ndryshimet kushtetuese si zotim para ardhjes në pushtet, por për gjoja përcaktimin e tyre në rrugën europiane që nuk duket se është e tillë me një timonier si kryekomiti Micko.

Rruga europiane është e bllokuar për aq kohë sa në krye të vendit udhëheq një premier që është orientuar drejt Moskës dhe jo drejt Brukselit, faturën e rëndë të këtij bllokimi do ta paguajnë qytetarët e thjeshtë dhe jo pushtetarët.

Ndaj, zotërinj vredistë, për hir të pushtetit mos u bëni palë me një premier bllokues të vendit dhe eurointegrimeve dhe dilni nga ajo qeveri që mban peng jo vetëm maqedonët por edhe shqiptarët, të cilët kanë pritur nga ju ndryshimin por që nuk erdhi!

Dilni nga ajo qeveri që vazhdon të na përdhos gjuhën shqipe përmes shifrave dhe jo me emrin e vërtetë!
Dilni nga ajo bordello qeveritare që po denigron dhe shpërfill identitetin tonë kombëtar sa nuk është bërë vonë, përndryshe edhe bashkëpunëtorët e një regjimi despotik kanë emër që do t’u atribuohet edhe juve si puthadorë!

Sa më parë aq më mirë!

Medai Shaholli

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume