Një shtëpi në fshatin Trebosh është përfshirë nga zjarri gjatë pasdites së djeshme. Raporton Tetovasot.
Sipas policisë, më 22 qershor 2026 në ora 17:05 është raportuar se ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të A.S. (46).
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Në vendngjarje është kryer këqyrje nga ekipet kompetente për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Raporton Tetovasot.