Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur procesimi i të gjitha 2,498 vendvotimeve në vend, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas të dhënave të përditësuara tashmë janë numëruar 726,071 vota, që përbëjnë 37.05 për qind të totalit prej 1,959,962 votash.

Nga votat e numëruara deri më tani, prin Lëvizja Vetëvendosje me 299,152 vota apo 42.91 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 147,220 vota apo 21.12 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 122,575 vota apo 17.58 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 49,917 vota apo 7.16 për qind, ndërsa Lista Serbe 43,071 vota apo 6.18 për qind.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume