Shkup – Grupi Punues për reforma në legjislacionin zgjedhor ka mbajtur sot mbledhjen e nëntë, ku ka vazhduar shqyrtimi i propozim-ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor informon Tetovasot.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë punës së deritanishme janë trajtuar dhe harmonizuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR, si dhe propozimet e paraqitura nga institucionet shtetërore dhe partitë politike.

Një pjesë e zgjidhjeve janë dakordësuar me konsensus, ndërsa për disa tema janë zhvilluar diskutime intensive dhe konstruktive mes anëtarëve të grupit.

Pas përfundimit të procesit të harmonizimit dhe finalizimit të propozimeve, ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor do të dorëzohen për procedurë të mëtejshme institucionale.

Nga Grupi Punues theksojnë se mbeten të përkushtuar për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, me qëllim avancimin e kornizës zgjedhore në përputhje me standardet demokratike dhe rekomandimet ndërkombëtare.

Tetovasot mëson se ndryshimet në Kodin Zgjedhor pritet të jenë ndër temat më të rëndësishme politike në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh përgatitjet për ciklet e ardhshme zgjedhore në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume