Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nga të cilët dy të mitur, ndërsa njëri ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. Nga dy persona në Shkup dhe në Prilep, ndërsa nga një person në Koçan, në Gjevgjeli, në Kratovë, në Makedonski Brod (i mitur) dhe në Krivogashtan (i mitur), kanë vozitur pa leje.

“Personi në Kratovë kishte qenë më parë i përfshirë në një aksident rrugor, si dhe njëri nga personat në Prilep, i cili njëherësh ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, thonë nga MPB.

MPB bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për një komunikacion më të sigurt.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume